Një burrë 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Gjilan, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa ishte duke udhëtuar.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit, kur iu përkeqësua gjendja”, tha Osmani.
Pas përkeqësimit të gjendjes, ai u transferua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”