KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim
Ekonomi

“Për ujëra pa plastikë” – Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit me thirrje për veprim dhe vetëdijesim

Alban Begolli
Alban Begolli 16:56 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në partneritet me Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program ky i bashkëfinancuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, organizoi sot manifestimin qendror për Ditën Botërore të Mjedisit 2025.

Tema globale e këtij viti “Ndalimi i ndotjes nga plastika” u përcoll në Kosovë me mesazhin e qartë: “Për ujëra pa plastikë”.

“Plastika sot është shndërruar në një nga rreziqet më të mëdha mjedisore dhe shëndetësore. Shifrat janë alarmante: çdo vit, miliona ton plastikë përfundojnë në lumenjtë dhe detet tona, duke dëmtuar biodiversitetin, zinxhirët ushqimorë dhe vetë shëndetin e komuniteteve tona. Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë partnere e palëkundur e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, duke mbështetur përpjekjet për qeverisje të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh Shkëlqim Daci, përfaqësues nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës ka investuar rreth 2 milionë euro për pastrimin e lumenjve, dhe për të ardhmen jemi duke menduar që në Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave të kemi një sistem më unik të menaxhimit. Aktualisht kemi një qendër të ndarjes së mbeturinave, mirëpo në plan të strategjisë kemi 5 qendra të ndarjes në 5 rajone”, u shpreh Agim Mazreku, Këshilltar i Jashtëm Politik në MMPHI.

Fryma e mesazhit “Për ujëra pa plastikë” u reflektua gjatë gjithë ngjarjes, duke kulmuar me një panel gjithëpërfshirës ku u bashkuan përfaqësues institucionalë, ekspertë të mjedisit, akademikë, organizata të shoqërisë civile dhe të rinj të cilët sollën në vëmendje sfidat që lidhen me ndotjen plastike në Kosovë dhe ndanë shembuj konkretë, kërkime dhe ide praktike për zgjidhje afatgjata. Në diskutimin tematik, u theksua se ndotja plastike është tashmë një krizë globale – dhe Kosova nuk bën përjashtim. Mikroplastikat janë gjetur kudo në ekosistemet ujore, madje edhe në trupin e njeriut, sipas studimeve të fundit ndërkombëtare.

MMPHI dhuroi  100 drunj  Tech Park Prishtina, si pjesë e angazhimit për një mjedis më të gjelbër dhe të qëndrueshëm. Ky aktivitet simbolik synon të nxisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjelbërimit urban dhe përfshirjen e komunitetit në mbrojtjen e natyrës, duke e bërë qytetin më të shëndetshëm për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Eventi u përmbyll me mbjelljen simbolike të drunjve si dhe me ekspozitë kreative nga materiale të ricikluara të realizuara nga nxënësit e Shkollës Finlandeze.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024

Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Alban Begolli 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?