Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.