Malisheva e ka përfunduar garën në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e tretë. Dhe për herë të dytë rresht do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Të dielën në “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së fundit (36), Malisheva luajti 2:2 me Prishtinën.
Malisheva e përfundoi kampionatin me 53 pikë. Prishtina përfundoi në mesin e tabelës me 48 pikë.
Malisheva ishte në epërsi 2:0 pas pjesës së parë. Diar Halili shënoi autogol, ndërsa Drilon Hazrollaj realizoi golin tjetër.
Prishtina u kthye në pjesën e dytë. Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale ishin realizatorë.