Presidentja Vjosa Osmani e ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Ajo ishte ftuar nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një postim me video përmbledhëse, Osmani ka thënë se vizita në Zvicër ishte historike për Kosovën dhe së një kapitull i ri ndërmjet dy vendeve po nis.
Kjo ishte vizita e parë shtetërore e një presidenti të Kosovës në Zvicër.