KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje
Politikë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

KosovaNewss
KosovaNewss 18:27 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani nga Zvicra ka thënë të jetë e shqetësuar për vonesat që po ndodhin në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekje të nisura qysh më 15 prill, kur ajo e thirri seancën e parë. Por megjithatë, Osmani tha se nëse krahasohet me vende të ndryshme në Evropë, ka raste kur përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës zgjasin me muaj të tërë.

“Me 15 prill është mbajtur seanca e parë e parlamentit ku kanë filluar përpjekjet e para për konstituimin e kuvendit. Tani ka kaluar më shumë se një muaj nga përpjekjet e para në këtë drejtim e fatkeqësisht ende nuk ka sukses. Mirëpo nëse e krahasojmë me vende të ndryshme në Evropë ka raste kur përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës zgjasin me muaj të tërë, pra nuk është jashtë normës evropiane. Kjo nuk do të thotë megjithatë se ne nuk shqetësohemi për këto vonesa. Si presidente jam e shqetësuar me këto vonesa, sepse barrën e këtyre vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët që pati me homologen e saj zvicerane.

Osmani tha se me mos konstituimin e kuvendit, nuk ka kuvend funksional ku mund të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe  ato që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.

“Por, ka edhe dëme të shumta të cilat  ne i bartim si barrë, si qytetarë të Kosovës për shkak të mungesës së kuvendit”.

Megjithatë, Osmani ka shprehur besimin që partitë e përfaqësuara në kuvend do të arrijnë marrëveshje për ta kaluar këtë situatë. “Sepse sa herë e vendosin interesin e shtetit si parësor, gjithmonë zgjidhja politike është afër”, tha tutje ajo.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon Kallasin, tregon se çfarë u diskutua

Sot përpjekja e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Abdixhiku kërkon nga Kallasi heqjen e masave ndaj Kosovës

Në ditën e dytë në Zvicër, Osmani viziton kantonet me rëndësi historike dhe kulturore

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

KosovaNewss 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
83%
2 km/h
Fri
23 °C
Sat
13 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon Kallasin, tregon se çfarë u diskutua
09:38 -23/05/2025
Punëtorët e Pastrimit vazhdojnë grevën
09:10 -23/05/2025
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
08:46 -23/05/2025
Sot përpjekja e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:36 -23/05/2025
Abdixhiku kërkon nga Kallasi heqjen e masave ndaj Kosovës
23:00 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?