Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përkushtuara që të ofrojnë shërbime cilësore e të sigurta në përputhje me standardet më të larta të parapara me ligj, për të gjithë qytetarët.
Deklarata e tij vjen pas reagimit të Bashkimit Evropian se Prishtina zyrtare po rrezikon të përshkallëzojë gjendjen si pasojë e veprimeve të saj të fundit në veri, me mbylljen e institucioneve paralele në veri.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli ndërkohë ka përkujtuar se për njëzetegjashtë vjet, furnizimi me ujë të pijshëm i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës nëntëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro, pa inkasuar asnjë cent.
“Përkundër kësaj, furnizimi ka vazhduar pa asnjë problem, me përjashtim të ditëve pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, të shkaktuar pikërisht nga Serbia dhe marionetat e saj në Kosovë, andaj, çdo brengë e shprehur nga Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe për kinse “mosbesim ndaj KRU Mitrovicës”, nuk është brengë për qytetarët serbë të Kosovës, por për humbjen e fuqisë së vet për shantazh dhe për të blerë votën e serbëve të Kosovës përmes institucioneve ilegale”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Për më tepër, Rizvanolli ka siguruar qytetarët e Kosovës dhe të gjitha palët se brengat për zëvendësimin e administrimit të furnizimit dhe aseteve nga strukturat paralele ilegale, jashtë kornizës ligjore, kontrollit e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës, me administrim nga një ndërmarrje e licencuar dhe e monitoruar nga institucionet e Kosovës, janë thjesht të pabaza
“ër më tepër, Rizvanolli ka siguruar qytetarët e Kosovës dhe të gjitha palët se brengat për zëvendësimin e administrimit të furnizimit dhe aseteve nga strukturat paralele ilegale, jashtë kornizës ligjore, kontrollit e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës, me administrim nga një ndërmarrje e licencuar dhe e monitoruar nga institucionet e Kosovës, janë thjesht të pabaza.
Kujtojmë, më trembëdhjetë maj është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit Ibër në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.
Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica