KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hysri Selimi shiste Kosovën për 700 euro – i dyshuar si spiun i BIA-s serbe
Siguri

Hysri Selimi shiste Kosovën për 700 euro – i dyshuar si spiun i BIA-s serbe

Alban Begolli
Alban Begolli 23:18 -07/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Hysri Selimi, i arrestuar nga autoritetet e Kosovës dje, më 06.05.2025, si i dyshuar për spiunazh, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), është i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), përcjell KosovaNews.

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

PSRK pretendon se këto nuk ishin informacionet e vetme që i janë dhënë BIA-s serbe.

Në dosjen e saj, Prokuroria Speciale pretendon se Hysri Selimi i ka përcjellë shërbimit sekret të Serbisë informacione edhe për zyrtarë të lartë të partive politike të Kosovës, si dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Sipas dosjes, këto informacione të grumbulluara për BIA-n serbe ishin transmetuar përmes takimeve fizike duke shkuar në territorin e Serbisë.

Prokuroria pretendon se Selimi ishte paguar për këto veprimtari në vlerë deri në 700 euro.

Prokuroria Speciale pretendon se BIA serbe i ka dhënë Selimit edhe telefona të mençur që janë përdorur për të zhvilluar komunikimet me zyrtarët e Serbisë.

Për të gjitha këto pretendime të ngritura nga PSRK, në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit specifikohet se Selimi kishte qenë nën masa të fshehta të vëzhgimit.

Prokuroria Speciale ka mbështetur kërkesën për caktimin e paraburgimit në provat që cak kishin vërtetimin se Selimi ishte duke kryer veprën penale të spiunazhit, raporton Kallxo.

Për të konfirmuar një gjë të tillë Prokuroria i ka përgjuar telekomunikimet e Selimit, e ka vëzhguar fshehtë me video në vende publike, ka verifikuar hyrje-daljet e tij nga territori i Kosovës për në Serbi, si dhe konfirmimi nga institucionet e sigurisë së Kosovës se personi me të cilët takohej Selimi për t’i dhënë informacionet është zyrtar i BIA-s serbe.

Selimi gjendet në masën e paraburgimit pasi Gjykata më 07.05.2025 e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktohet kjo masë.

Gjithashtu lexoni:

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Del tymi i bardhë – zgjidhet Papa i ri

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës

KQZ nuk regjistron partinë e Goran Marinkoviq

Alban Begolli 08/05/2025 07/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca
18:51 -08/05/2025
Del tymi i bardhë – zgjidhet Papa i ri
18:21 -08/05/2025
Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
18:14 -08/05/2025
Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës
18:08 -08/05/2025
Juventusi përforcohet në mbrojtje – blen befasisht kartonin e lojtari që ishte në huazim
18:02 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?