KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari: “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2025”, platformë që bashkon liderët e industrisë dhe bizneset, me qëllim fuqizimin e sektorit të turizmit
Ekonomi

Hajdari: “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2025”, platformë që bashkon liderët e industrisë dhe bizneset, me qëllim fuqizimin e sektorit të turizmit

KosovaNewss
KosovaNewss 21:48 -10/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në hapjen e ‘’Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2025’’, në Prishtinë, në vazhdim të pjesëmarrjes së vendit tonë në panairet ndërkombëtare të turizmit – “ITB Berlin 2025” dhe ‘’ Travel New Market Sweden’’

Kjo ngjarje është një platformë që bashkon liderët e industrisë, ekspertët, bizneset dhe akterët nga vendet e ndryshme, me qëllim fuqizimin e sektorit të turizmit.

“Në vazhdim të pjesëmarrjes së vendit tonë në panairet ndërkombëtare të turizmit – “ITB Berlin 2025” dhe ‘’ Travel New Market Sweden’’, sot në hapjen e ‘’ Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2025’’, në Prishtinë.

Me organizimin nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe mbështetjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes agjencisë KIESA dhe partnerë tjerë mbështetës të sektorit të turizmit, kjo ngjarje është një platformë që bashkon liderët e industrisë, ekspertët, bizneset dhe akterët nga vendet e ndryshme, me qëllim fuqizimin e sektorit të turizmit”, ka thënë Hajdari.

Me Ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka, kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama, kryetarin e Komunës së Ulqinit Genc Nimanbegu, kryetarin e Unioni të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, kryetarin e Unionit të Turizmit nga Shqipëria, Rrahman Rasa, përfaqësuesin diplomatik nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek dhe shumë akterë të turizmit, vizituam gjithsejtë 340 biznese pjesëmarrëse, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Austria, Greqia dhe Turqia,  kanë takuar ekspertë të turizmit nga Zvicra, Suedia, Kanada dhe më gjerë.

“Gjatë këtij mandati qeverisës, arritëm hartimin dhe miratimin e strategjisë së parë, ligjit dhe akteve nënligjore dhe programeve për zhvillimin e turizmit, me synim që deri në vitin 2030, Kosova do të shndërrohet në një destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.

Disa nga reformat dhe masat e Strategjisë së Turizmit të Kosovës 2030, së fundmi janë përfshirë edhe në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së, përveç në Planin e Përbashkët të Veprimit të Tregut Rajonal (CRM2) dhe në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)” ka theksuar ministrja.

Sipas saj, përfitimet nga masat mbështetëse për turizëm cilësor do të ndihmojnë në lehtësimin e zhvillimit të ekosistemi turistik të Ballkanit Perëndimor, duke integruar akterët rajonalë të turizmit në të gjithë mekanizmat e BE-së.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së ka për qëllim të mbështesë tranzicionin drejt një industrie turistike më të gjelbër, më dixhitale dhe elastike dhe të rrisë aftësitë – përfshirë ato të grupeve me vështirësi për t’u punësuar – në përputhje me Rrugën e Tranzicionit për Turizmin, i zhvilluar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim të ngushtë me një grup të gjerë akterësh në ekosistemin e turizmit, si dhe Agjendën Evropiane për Turizmin 2030, të zhvilluar nga Shtetet Anëtare në bashkëpunimi me Komisionin Evropian.

Kosova me shumë potencial të turizmit natyror dhe kulturor ka arritur një trend prej 50% rritje të numrit të turistëve gjatë viteve 2021-2024, në krahasim me vitet 2017-2020”, ka shkruar Hajdari në prodilin e saj në Facebook.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të vazhdoj me mbështetjen financiare në zbatimin e Strategjisë për Turizmin e Kosovës 2030, përmes zbatimit të programeve mbështetëse për zhvillimin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm, si dhe përmes Fondit për Inovacion në kuadër të Agjencisë së re për Inovacion dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate

KosovaNewss 10/04/2025 10/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?