Pa fitues është mbyllur derbi i Javës së njëzet e dytë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Rezultati ndeshje së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë 0:0.
Prishtina ka dominuar në krijimin e rasteve, por nuk ia ka dalë ta thyejë portierin kroat të Llapit, Marijan Çoriq, i cili ka bërë disa pritje vendimtare.
Edhe Llapi ka pasur mundësi të shënojë, por megjithatë nuk e ka gjetur rrugën e golit.
Ky barazim është një hap prapa për Prishtinën në garën për zonën evropiane, duke mbetur në vendin e pestë me tridhjetë pikë. Ndërkohë, Llapi vazhdon të mbetet në zonën e rrezikut, duke zënë vendin e nëntë me njëzet e tri pikë pas njëzet e dy ndeshjeve. Tabela kryesohet nga Drita.


