KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka pasur mungesë të ushqimit
Siguri

Maqedonci: Asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka pasur mungesë të ushqimit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:34 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandantes supreme të FSK-së, presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

E ky i fundit, tregoi se në të nuk mori pjesë komandanti i FSK-së Bashkim Jashari për shkak të vizitës në SHBA.

Ai tha se informoi presidenten edhe për tema të tjera, por që kryesorja ishte ajo e furnizimit me ushqim në kazermat e FSK-së.

 “E kam siguruar dhe gjithashtu e kam njoftuar se që në asnjë moment, asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur mungesë të ushqimit, pavarësisht që është stërmadhuar çështja e ushqimit,  në asnjë rast dhe asnjë ditë, asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka mbetur pa ushqim”, deklaroi Maqedonci.

Maqedonci pretendon se Ministria që ai udhëheq është cak i lajmeve të rreme, siç ishte çështja e dorëheqjes së tij e deri te humbja e armatimit, mbrapa të cilave thotë se qëndrojnë faktorë të brendshëm shkaku i fushatës por edhe të jashtëm që duan të destabilizojnë vendin.

Por, është zëvendësi i tij Shemsi Syla për të cilin u tha shumë herë që po e destabilizon këtë Ministri.

Maqedonci mohon këtë, megjithëse çon edhe porosi për ata që tentojnë të ndikojnë në forma të tilla në vendimmarrje brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

 “Mund të them me përgjegjësi të plotë se unë jam dera, e cila është e hapur,  për të gjithë ata që kanë çështje rreth Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nuk ka nevojë, dhe nuk do të ketë nevojë, por edhe nuk do të lejoj, që dikush tjetër të jetë dera e Vetëvendosjes apo cilësdo strukturë, brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Maqedonci.

Ministri Maqedonci foli edhe për largimin 119 ushtarëve që tha se paga, është ndër arsyet e fundit për largimin e tyre.

Në Qeverinë Kurti, Ejup Maqedonci është ministri i dytë që udhëheq me fushën e Mbrojtjes. Para tij, në krye të kësaj ministrie ishte Armend Mehaj që u dorëhoq për arsye personale.

Maqedonci, ish-komandant i UÇK-së e pjesë e FSK-së erdhi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes si kuadër i jashtëm e jo partiak./RTVDukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

KosovaNewss 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?