KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli paralajmëron se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban
Botë

Izraeli paralajmëron se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban

KosovaNewss
KosovaNewss 23:03 -30/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Diplomatët amerikanë thonë se Tel-Avivi është i gatshëm për ofensivë tokësore në Liban, duke nxitur drojën nga shpërthimi i një lufta të madhe rajonale.

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë mediumeve se Izraeli ka përfunduar përgatitjet për ofensivë të madhe në Liban dhe se Tel Avivi mund të urdhërojë ndërhyrjen tokësore kundër caqeve të Hezbollahut në Liban. Sipas tyre, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, zyrtarët izraelitë i kanë kontaktuar kolegët e tyre në Departamentin e Shtetit Amerikan se njësitet speciale të forcave mbrojtëse të Izraelit, tanimë, kanë kryer disa operacione brenda territorit libanez në “përgatitje për një ndërhyrje të kufizuar brenda Libanit”.  Ata shtuan se Izraeli, gjatë ditëve të kaluara , i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe se ofensiva mund të fillojë në çdo çast.

Njëkohësisht, nga Libani është bërë e ditur se disa ambasada të vendeve perëndimore, kanë filluar evakuimin e stafit ‘jo-esencial’ në pritje të ndërhyrjes tokësore nga ana e Izraelit.

Përfaqësuesit e Hezbollahut, të cilët thanë se ky grup militant tani ka udhëheqësi të re, kanë deklaruar se Hezbollahu është i gatshëm për çfarëdo ndërhyrje tokësore të Izraelit.

Aleatët perëndimor të Izraelit, përfshirë edhe SHBA-në, përsëri i kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të tentojnë të gjejnë zgjidhje diplomatike por, deri më tani, asnjëra palë nuk ka komentuar rreth thirrjeve amerikane për armëpushim.

Përveç sulmeve të reja kundër caqeve të Hezbollahut në Liban, gjatë 24 orëve të kaluara, forcat izraelite kanë vazhduar me operacione në Rripin e Gazës dhe kanë kryer sulme ajrore në Jemen, ku vazhduan e sulme kundër pozitave të Houthi-t.

Njëkohësisht kryeministri i Izraelit, Bunjamin Netanyahu, ka mbajtur një fjalim në të cilin, mes tjerash, tha se populli iranian do të jetë i lirë shumë më shpejtë sesa që kushdo mund të mendonte, duke nxitur, kështu, drojën e diplomatëve se Tel Avivi mund të ndërmarrë ndonjë veprim, i cili do të nxisë luftë të gjerë rajonale.

Gjithashtu lexoni:

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan

Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Filipinet

KosovaNewss 30/09/2024 30/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?
12:53 -15/06/2026
Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës
12:50 -15/06/2026
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Filipinet
12:48 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?