KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin s’është në agjendë
Botë

SHBA-ja thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin s’është në agjendë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:55 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore vazhdon të mos jetë në agjendë për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 26 gusht, teksa Teherani bëri thirrje për “negociata të reja” për të përditësuar marrëveshjen, para se ajo të mund të ringjallet.

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha javën e kaluar se marrëveshja “nuk mund të ringjallet në formën e saj aktuale” për shkak se klauzolat kanë skaduar dhe insistoi se duhet të ketë bisedime të reja për të ringjallur marrëveshjen.

Megjithatë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, “nuk është në agjendë tani”. SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme më 2018, kur president i shtetit ishte Donald Trump.

“SHBA-ja, në një mënyrë apo një tjetër, do të sigurohet që Irani kurrë të mos ketë armë bërthamore dhe ne jemi të përgatitur që të përdorim të gjitha elementet e fuqisë kombëtare për të arritur këtë gjë”, tha zëdhënësi.

Megjithatë, Uashingtoni mendon se “diplomacia është mënyra më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Gjatë një interviste televizive, Araqchi tha se rinegocimi i marrëveshjes do të jetë sfidues.

“Ky dokument definitivisht ka nevojë të rihapet dhe disa pjesë të tij duhet të ndryshohen. Një gjë e tillë nuk është punë e lehtë”, tha ai.

Gjërat ndërlikohen edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve presidenciale amerikane, që mbahen në nëntor, dhe për shkak të luftërave në Ukrainë dhe Gazë.

Araqchi tha se lufta në Ukrainë “ka ndërlikuar shumë mënyrën se si evropianët e shohin sigurinë”, ndërkaq konflikti në Gazë “ka ndryshuar krejtësisht situatën në rajon”.

Kryediplomati, që është një prej arkitektëve të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, tha se formati i bisedimeve që nga viti 2021, që synonin ringjalljen e marrëveshjes, më nuk funksionon.

“Kërkohen negociata të reja”, shtoi Araqchi.

Marrëveshja parashihte kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe niveleve të pasurimit të uraniumit, duke vendosur kufizimin deri në 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit. Në këmbim, SHBA-ja hoqi sanksionet që kishin ngufatur ekonominë dhe sektorin e energjisë së Iranit.

Por, Trumpi tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet. Irani u hakmor duke shkelur në mënyrë graduale parimet e marrëveshjes dhe aktualisht po pasuron uraniumin deri në 60 për qind.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

KosovaNewss 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij
15:32 -16/06/2026
Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
15:25 -16/06/2026
Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
15:20 -16/06/2026
30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK
15:19 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?