Sot në qytetin e Dragashi, është inauguruar fusha e stadiumit të qytetit, bashkëpunim ky mes Komunës së Dragashit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili i ka bërë një premtim të madh kryetarit të Dragashit, Bexhet Xheladinit.
Nga pamjet që janë realizuar nga Radio Sharri, Ademi para të pranishmeve tha se pasi të përfundojnë edhe punimet e tjera do ta sjellë Përfaqësuesen e Kosovës të luaj një ndeshje me skuadrën e Dragashit.
“Shumë shpejt, pas përfundimit të këtij stadiumi, kryetarit të nderuar do t’ia bie këtu kombëtaren tonë, të luajë me ekipin e juaj”, ishin fjalët e Agim Ademit.


