KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin për administrimin e pyjeve
Rajon

Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin për administrimin e pyjeve

KosovaNewss
KosovaNewss 18:17 -14/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama së bashku me një delegacion zyrtar në Paris, Shqipëria dhe Franca do të forcojnë bashkëpunimin e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministria Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre dypalësh në mbrojtjen e mjedisit. Ky bashkëpunim synon të forcojë ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura dhe menaxhimin e burimeve pyjore të vendit.

Nga ana tjetër ka për qëllin të thellojë reflektimin për mbrojtjen e zonave detare, masat kundër ndotjes së ujërave si dhe reduktimin e erozionit bregdetar, të gjitha këto, thelbësore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në bregdetin e Shqipërisë.

Gjatë këtij nënshkrimi në selinë e Agjencisë Franceze për Zhvillim, ministrja  e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Marie-Hélène Loison, Zëvendës-shefe Ekzekutive e Agjencisë Franceze për Zhvillim, rikonfirmuan këtë angazhim të vendosur dhe konstruktiv.

Ministrja Kumbaro vuri në dukje se: “Viti i Pyjeve vazhdon përtej mbjelljes së pemëve. Nën kornizën e Marrëveshjes Dypalëshe me Qeverine Franceze që u nënshkrua dje, kam privilegjin të nënshkruaj një marrëveshje të rëndësishme me Agjencinë Franceze për Zhvillim për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Franca është lider në administrimin dhe shëndetësimin e pyjeve dhe eksporton ekselencën franceze në këtë fushë. Agjencia Franceze për Zhvillim është tashmë një partner shumë i rëndësishëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në projektet e mëdha të ekonomisë qarkulluese dhe menaxhimit të mbetjeve, ndaj s’mund të gjenim aleat më të mirë dhe në kohën e duhur siç është Viti 2024 i Pyjeve, për të ndërtuar një urë të re bashkëpunimi që do të na ndihmojë me ekspertizën më të mirë të administrimit të pyjeve si pasuri kombëtare”.

Edhe Marie Hélène Loison shprehu entuziazmin e duke theksuar se:

“Ky memorandum mirëkuptimi është një moment historik i ri në angazhimin e vazhdueshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Shqipëri. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet e bashkëpunimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe “Expertise France” për të mbështetur Qeverinë Shqiptare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo marrëveshje përcakton më saktë kuadrin e bashkëpunimit tonë dhe vendos një bazë solide për një partneritet edhe më të frytshëm në sektorin e mjedisit në vitet e ardhshme.”

Ky memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar në Paris, shpreh angazhimin e përbashkët për zbatimin e programeve për shkëmbimet dhe përfitimet e ndërjsjellta në fushat prioritare të biodiversitetit dhe ruajtjes së burimeve natyrore.

Shqipëria bashkëpunon prej pesë vitesh me Agjencinë Franceze për Zhvillim si partner në bashkëpunimin dhe ekspertizën teknike me qëllim mbështetjen e vendit drejt përafrimit të direktivave të BE dhe zbatimin e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Berisha: Parlamenti Evropian kërkon moratorium për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura

Goditet skema e mashtrimit online në Shqipëri – arresohen 7, procedohen penalisht 27

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

KosovaNewss 14/04/2024 14/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
19:07 -19/06/2026
Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?