KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SKANDALOZE: Fëmijët rrezikojnë të mbesin pa çerdhe – Përparim Rama që 15 muaj nuk jep lejen për ndërtimin në Kolovicë, bllokon MASHTI-n të kryej punimet  
Arsim

SKANDALOZE: Fëmijët rrezikojnë të mbesin pa çerdhe – Përparim Rama që 15 muaj nuk jep lejen për ndërtimin në Kolovicë, bllokon MASHTI-n të kryej punimet  

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 09:37 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në muajin tetor të vitit 2022 me një ceremoni rasti ishte bërë vendosja e gurëthemelit dhe nisja e punimeve për ndërtimin e një çerdhe në vlerë prej 743,347.74 euro në lagjen Kolovicë të kryeqytetit. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke u paraqitur si drejtues i komunës në nisjen e këtij investimi, i cili është shumë i nevojshëm për banorët në këtë lagje. Por çuditërisht kryetari Rama dhe vartësit e tij në Komunë, pa asnjë shpjegim kanë bllokuar ndërtimin e çerdhes.  

Edhe 15 muaj pasi është vënë gurëthemeli, tashmë gjithçka nga ky projekt mund të dështoj dhe fëmijët e kësaj lagjeje rrezikojnë të mbesin ta pa përfshirë në edukimin e hershëm, që është edhe periudha më e rëndësishme e vendimtare për mënyrën e zhvillimit të jetës së fëmijëve.

Deri më tani kryetari Përparim Rama dhe varësit e tij në Komunën e Prishtinës, nuk kanë dhënë asnjë sqarim pse po bllokojnë ndërtimin e çerdhes.

Procedura për ndërtimin e çerdhes nga fillimi i vitit 2022

Duke parë se mungesa e më shumë çerdheve publike në gjithë vendin, ia ka pamundësuar një numri të madh të fëmijëve edukimin e hershëm, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) përmes strategjisë së saj për arsim, edukimin e hershëm e ka renditur si shtyllë të parë. Për këtë shkak vit pas viti edhe janë ndarë mjete buxhetore për ndërtimin e çerdheve.

Me ligjin e buxhetit 2022 MASHTI ka ndarë mjetet buxhetore për ndërtimin e çerdhes, ku pas komunikimeve me DKA-në, Komuna e Prishtinës ka përcaktuar parcelën për ndërtimin e çerdhes në kuadër të bllokut “C-5” të planit rregullues urban “Medrese-Çamëri”.

Nga muaji janar 2022 MASHTI kishte kërkuar nga KDA e Komunës së Prishtinës sigurimin e lokacionit përkatës për ndërtimin e çerdhes në kryeqytet.

Në muajin shkurt 2022 DKA ka dorëzuar kërkesën për ndërtimin e çerdhes në Kolovicë, në kuadër të planit rregullues urban “Medrese – Çamëri” . Përmes një shkrese Komuna e Prishtinës edhe ka përcaktuar parcelën  ku do të ndërtohet çerdhja, duke bashkëngjitur vendimin për ndarjen e lokacionit, fletën poseduese, kopjen e planit dhe kërkesën për investime.

Pas këtyre procedurave, nga muaji shtator 2022 MASHTI ka zhvilluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e një çerdhe të re në lagjen Kolovicë, duke nënshkruar edhe kontratën e ndërtimit e saj në vlerë prej 743,347.74 euro.

E pas vënies së gurëthemelit në tetor 2022 MASHTI ka dorëzuar në Komunën e Prishtinës projekt dizajnin e kompletuar në kopje fizike, me qëllim inicimin e procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit.

Bllokimi nga Komuna e Prishtinës, që 15 muaj nuk jep lejen

Ndonëse kanë kaluar 15 muaj prej kur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mori pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Kolovicë të kryeqytetit, Komuna që ai udhëheq nuk ka lëshuar ende lejen e ndërtimit.

Bllokimi që po bën Komuna e Prishtinës ka pamundësuar fillimin dhe kryerjen e punimeve dhe rrezikon që fëmijët e lagjes Kolovicë të mbesin pa çerdhe publike.

Kështu kjo i shkon në favor kopshteve e çerdheve private që funksionojnë në atë zonë.

KosovaNews ka dërguar pyetje te drejtuesit e Komunës, për të marrë një përgjigje e kuptuar arsyen pse nuk po lejohet ndërtimi  i çerdhes, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk është kthyer asnjë përgjigje për çështjen në fjalë.

E bllokimi nga Komuna e Prishtinës rrezikon që të humbet investimi në  vlerë prej 743,347.74 euro dhe fëmijët në Kolovicë të mbesin pa çerdhe.

“Për shkak se kemi hyrë në obligimi ligjore me rastin e lidhjes së kontratës , jeni të lutur që deri në fund të këtij muaji (shkurt 2024) të merrni përsipër përmbushjen e obligimeve tuaja, duke lëshuar lejen e nevojshme të ndërtimit për këtë çerdhe. Përndryshe do të jemi të detyruar të ndërmarrim veprimet përkatëse ligjore”, thuhet mes tjerash në shkresën që MASHTI e ka dërguar së fundi në adresë të kryetarit Përparim Rama dhe drejtuesit tjerë të komunës./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

TAGGED: Arbërie Nagavci, Arsim, çerdhe, femije, kopsht, MASHTI, Përparim Rama, Prishtine
Kreshnik Llabjani 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?