KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Intervenon FSK dhe KFOR- lokalizohen zjarret e mëdha në Mitrovicë, u evakuuan disa familje (FOTO)
Siguri

Intervenon FSK dhe KFOR- lokalizohen zjarret e mëdha në Mitrovicë, u evakuuan disa familje (FOTO)

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 11:39 -24/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se bashkëpunimi ndërinstitucional e ka bërë të mundur lokalizimin e zjarreve me përmasa të mëdha në zonën e Mitrovicës.

Në orët e pasdites të datës 23.07.2022, policia në Mitrovicë ka pranuar një informata për  raste të zjarreve në tri lokacione të ndryshme në zonën e  Mitrovicës.

Njësitë policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes dhe së bashku me njësitë e zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes për lokalizmin e zjarrit. 

Meqenëse në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e pa ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.

Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje.

KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.

“Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet nga policia.

Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve  të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë dhe forensika kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe do të vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast.

 Policia në Mitrovicë edhe njëherë apelon te qytetarët që gjithmonë por sidomos në këto ditë me temperatura të larta të kenë kujdes maksimal pasi që çdo pakujdesi e vogël mund të shkaktoj zjarre me pasoja të paparashikueshme e gjithashtu veprimet e tilla, qoftë  edhe nga pakujdesia paraqesin vepër penale  dhe ballafaqim me sanksione penale./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Kreshnik Llabjani 27/07/2022 24/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?