KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas paralajmërimit të Zelenskyit se Rusia do të nisë një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat
Rajon

Pas paralajmërimit të Zelenskyit se Rusia do të nisë një luftë në Ballkan, reagon kryeministri kroat

KosovaNewss
KosovaNewss 19:15 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbajtën një konferencë për shtyp në “Banski Dvori” para darkës së punës, ku do të marrin pjesë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Maltës, Robert Abela dhe kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Plenkoviq komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se Rusia planifikon të provokojë një luftë të re në Ballkan mes dyja vendeve, raporton index.hr.

“Kini kujdes ndaj Ballkanit. Më besoni se po marrim informacione. Rusia ka një plan afatgjatë: Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi tjetër do të jetë Ballkani. Nëse partnerët nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë sërish shpërthime. Kjo nuk është e re. Rusia do të sigurohet që një vend ballkanik të nis luftën me një shtet tjetër”, tha lideri ukrainas.

Ndërkohë, Plenkoviq deklaroi se “mesazhi i presidentit Zelensky është shumë i qartë për sa i përket një kërcënimi më të gjerë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka funksionin e destabilizimit të vendeve në kufi me Bashkimin Evropian”.

“Ne kemi disa vatra potenciale të destabilitetit. Politika e Kroacisë është të bëjë përpjekje maksimale që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet fuqishëm në zonën e Evropës Juglindore dhe ne jemi përkrahës të zgjerimit me fqinjët tanë. Kjo garanton paqe, siguri, stabilitet dhe marrëdhënie më të mira të ndërsjella”, tha kreu i qeverisë së Kroacisë.

Ai deklaroi se nuk e dinte se cilave vende i referohej presidenti ukrainas dhe për këtë arsye theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të siguruar paqen

Gjithashtu lexoni:

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

KosovaNewss 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë
13:35 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?