KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja paralajmëron Rusinë për pasoja pas zgjedhjeve “të paligjshme” në rajonet ukrainase
Botë

BE-ja paralajmëron Rusinë për pasoja pas zgjedhjeve “të paligjshme” në rajonet ukrainase

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -11/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë “pasoja” për ata që u përfshin në organizimin e zgjedhjeve “të paligjshme” në rajonet ukrainase të pushtuara nga Kremlini, ndërkaq Gjermania tha se ka mundësi që blloku të vendosë sanksione të reja.

Votimet u mbajtën gjatë fundjavës.

Moska pretendoi më 11 shtator se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar zgjedhjet lokale në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia.

Brukseli dënoi votimet që tha se paraqesin “edhe një manifestim të shkeljes së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se nuk do të njohë as mbajtjen e të ashtuquajturave “zgjedhje”, e as rezultatet e tyre.

“Ne fuqishëm e kundërshtojmë këtë përpjekje të kotë të Rusisë për të legjitimuar ose normalizuar kontrollin e saj të paligjshëm ushtarak dhe tentativën për aneksimin e pjesëve të territoreve të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

“Udhëheqja politike e Rusisë dhe ata që u përfshin në organizim do të përballen me pasoja për këto veprime të paligjshme”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha se mund të pritet që BE-ja të sanksionojë personat e përfshirë në organizimin e votimeve.

Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka vendosur 11 runde sanksionesh ndaj Moskës dhe personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Votimi për legjislaturat e instaluara nga Rusia në pjesët e pushtuara paligjshëm në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës nisi më 8 shtator dhe përfundoi më 10 shtator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Rusisë tha më 11 shtator se partia udhëheqëse në shtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar shumicën e votave në rajonet e pushtuara ukrainase. Asnjë prej rajoneve ku janë mbajtur votimet nuk janë nën kontrollin e plotë të Moskës.

Në shtator të vitit 2022, Rusia tha se ka aneksuar katër rajone, pjesërisht të pushtuara, pasi u organizuan referendume të rreme. Ukraina dhe shtetet perëndimore refuzojnë të pranojnë rezultatet e këtyre referendumeve të rreme.

Gjithashtu lexoni:

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

KosovaNewss 11/09/2023 11/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?