KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri
Politikë

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri

KosovaNewss
KosovaNewss 08:13 -04/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri gjatë së cilës do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, presidenti Begaj.

Përveç takimit dypalësh, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione.

Po ashtu, Osmani pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Ajo do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë nga Zyra e Presidencës.

Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, e më pas vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Pas këtyre takimeve nga ora 11:40 – 12:05 , dy presidentët do të mbajnë konferencë për medie.

“Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Presidentja Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare”, thuhet në komunikatën për media.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit, agjenda e presidentes do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.

Në Durrës ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

KosovaNewss 04/09/2023 04/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?