KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mungesa e qendrës për djegie mbingarkon Kirurgjinë Plastike
Shëndetësi

Mungesa e qendrës për djegie mbingarkon Kirurgjinë Plastike

KosovaNewss
KosovaNewss 23:11 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse është kompetente për të trajtuar raste të tumoreve të lëkurës dhe indeve të buta, patologji të shuplakave e të ngjashme, Klinika e Kirurgjisë Plastike trajton më së shumti raste të djegieve dhe pasoja të tyre, thonë mjekët në këtë institucion. Sipas tyre, aty pranohen së paku 2-3 raste në muaj me djegie mbi 50 për qind

Në dhomat e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të shtrirë disa pacientë me nivele të ndryshme të djegieve.

Për më shumë se një muaj aty gjendet edhe S.I., i djegur pothuajse në të gjitha pjesët e trupit, e më shumë në fytyrë dhe kokë.

“Jam djegur nga një gjenerator, por kam shpëtuar këtë herë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur mezi, si pasojë e djegieve edhe në buzë, S.I. thotë se shërimi po i shkon ngadalë, për shkak të kushteve, siç i përshkruan ai, jo të mira në klinikë.

Me trupin mbi 50 për qind të djegur, në një shtrat tjetër është i shtrirë Agimi, 34 vjeç.

Ka më shumë se dy javë që nuk ka lëvizur fare, përveç në rastet kur i është dashur të futej në sallë të operacionit, për intervenime të ndryshme.

“Një shok i imi ma ka dhuruar lëkurën për shumë pjesë në trup, për duar, për këmbë, e disa pjesë të tjera”, rrëfen me vështirësi Agimi, i djegur nga shpërthimi i një bombole gazi.

Në Kosovë nuk ka ndonjë qendër të veçantë apo të specializuar për djegie. Rastet e tilla trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekonstruktive dhe Estetike të QKUK-së, por shpesh edhe jashtë vendit.

Edhe pse është kompetente për të trajtuar raste të tumoreve të lëkurës dhe indeve të buta, patologji të shuplakave e të ngjashme, Klinika e Kirurgjisë Plastike trajton më së shumti raste të djegieve dhe pasoja të tyre, thonë mjekët në këtë institucion.

Sipas tyre, aty pranohen së paku 2-3 raste në muaj me djegie mbi 50 për qind.
Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike, thotë se një qendër e specializuar për djegie është bërë domosdoshmëri.

Ajo thotë se rastet e rënda referohen jashtë vendit dhe se “kostoja për trajtimin e tyre është e madhe – mbi 100 mijë euro”.

“Do të thotë, është kosto që i kushton buxhetit të shtetit, por edhe buxhetit të pacientit”, thotë Zatriqi.

Në klinikën që ajo udhëheq punojnë 13 kirurgë plastikë, të cilët merren edhe me raste të djegieve.

Për shkak të përqendrimit të tyre te pacientët e djegur, Zatriqi thotë se ndodh shpesh që rastet e tjera, më pak urgjente, të trajtohen me vonesë.

“Qe disa javë nuk mund të kryhet asnjë operacion tjetër, sepse duhet t’u japim prioritet djegieve”, thotë ajo.

Qendër të djegieve nuk kanë as disa shtete fqinje të Kosovës, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Sipas përllogaritjeve të Zatriqit, ndërtimi i një të tille në Kosovë do të kushtonte 6 deri në 7 milionë euro dhe do të shërbente edhe për pacientë të vendeve afër.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, i cili ka nën menaxhim QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se planet për një qendër për djegie ekzistojnë, por nuk japin asnjë detaj për kohën se kur do të mund të ndërtohet.

“Në planin e menaxhmentit të SHSKUK-së, në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, drejtuesit e klinikës dhe profesionistët e fushës përkatëse, parashihet që të ndërtohet dhe funksionalizohet një qendër e tillë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të SHSKUK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon për REL-in se, në bashkëpunim me SHSKUK-në, synon të bëjë një rivlerësim të nevojave aktuale, që, siç thuhet, do të çojë në një plan konkret të veprimit.

Në Fondin për Sigurime Shëndetësore, që funksionon nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës, thonë se gjatë periudhës 2019-2023, njëmbëdhjetë persona me plagë nga djegiet kanë aplikuar për mbështetje financiare për t’u trajtuar jashtë vendit. Vetëm dy prej tyre janë financuar.

“Për këto dy raste Fondi ka ndarë 60 mijë euro për trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, thuhet shkurtimisht në një deklaratë dhënë REL-it.

Në Kosovë një nga incidentet më të rënda, me pasojë dhjetëra persona të djegur, ka ndodhur në vitin 2021, kur në një qendër tregtare në Ferizaj kanë shpërthyer disa bombola gazi.

Dy të lënduar nuk u kanë mbijetuar plagëve, ndërsa disa janë dërguar për trajtim jashtë Kosovës.

Sipas mjekëve në Kirurgjinë Plastike, rastet më të shpeshta të djegieve ndodhin nga aksidentet, qoftë në punë apo në kushte shtëpie.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

KosovaNewss 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?