KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arifi e quan Kurtin “anti-amerikan”, e akuzon se po e përdorë Luginën e Preshevës si kartë për veriun e Kosovës
Politikë

Arifi e quan Kurtin “anti-amerikan”, e akuzon se po e përdorë Luginën e Preshevës si kartë për veriun e Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 19:53 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krytari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se prej dy vitesh në Luginën e Preshevës, Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare atje.

Sipas Arifit, Kurti kërkon ta përdorë Luginën e Preshevës si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës.

“Në Luginë të Preshevës e kemi ketë proces dy vite tanimë, që Kurti jo vetëm që përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe dëmton shumë politikën shqiptaren në Luginë.

Ne e kemi kaluar para pushimeve një fazë kur Kurti është munduar që këtë pushtet lokal ta dërgojë edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme, që ta barazojë me veriun e Kosovës që ta përdorë si kartë në Bruksel.

Këtë e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionin, unë nuk mendoj se Kurti do të bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në suspendimin për liberalizimin e vizave, që është një dëm i madh për qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst Kurti ka dashur që edhe në Luginë të ndërtojë një akt të ndërhyrjes flagrance në proceset demokratike në vendin tonë, që të çojë vendin e Luginës në zgjedhje dhe të ngrejë paralele me zgjedhjet në veri të Kosovës” tha ai.

Sipas tij kjo gjë e dëmton shumë Luginën e Preshevës, pasi e bën të bezdisshme në sytë e ndërkombëtarëve.

Ai po ashtu shtoi se me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve atje.

“Kjo nuk e ndihmon Luginën, por e dëmton më shumë pasi e bezdis Luginën e Preshevës në sytë e ndërkombëtarëve në vazhdimësi.

Me marrëveshje e Ohrit, Kurti ka bërë një tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kuti siç po duket, është duke ditur se Lugina e Preshevës është e humbur dhe thjesht ta përdorë tanimë. Kjo është një fatkeqësi që po na ndodh në udhëheqjen e këtij personi” u shpreh Arifi.

Në fund ai tha se Kurti nuk është i interesuar për problemet e shqiptarëve kudo ndodhen, por është i interesuar për agjendën e tij personale.

Sipas nëse do të ishte ndryshe, Kurti do të kishte një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe jo të prishte marrëdhëniet, duke shtuar se ai është një anti-amerikan, që besoj se shqiptarët po ia besojnë gënjështrat

“Unë nuk besoj që Kurti po interesohet nëse e njeh terrenin mirë apo problematikat e saja në Luginë, Maqedoni apo edhe Shqipëri. Kurti nuk do të mbetet si një person që ka shkaktuar probleme, por si një populist i fuqishëm dhe patriot në thonjëza.

Populisti nuk është i interesuar të zgjidhë problem, por aty ku nuk zgjidhen problemet ky të afrohet si e vetmja zgjidhje.

Unë besoj që ka mjaftueshëm kudo në botë shqiptarë që besojnë se Kurti ka një agjendë personale ideologjike dhe nuk i intereson fare situata e shqiptarëve.

Po të kishte qenë ndryshe, Kurti do të kishte shumë interes që të bashkëpunonte me Shqipërinë dhe jo duke i prishur marrëdhëniet mes tyre.

Kurti është një anti-amerikan dhe është një person që nuk është në interes të popullit shqiptar, por është duke menduar se ne po ia besojmë rrenat” përfundoi Arifi./abcnews.al

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

KosovaNewss 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?