Leotrim Kryeziu ka shënuar nga penalltia golin e epërsisë së Prishtinës ndaj Malishevës.
Kryeziu shënoi në minutën e 11-të nga pika e bardhë.
Penalltinë e siguroi Albin Krasniqi që u pengua në zonë nga Arlind Veliu.
Kjo ndeshje e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll po luhet në Hajvali.