KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blerja e rezervave shtetërore – Avokatura Shtetërore e Kosovës më 2 gusht ushtroi padi ndaj një kompanie turke dhe një polake
Siguri

Blerja e rezervave shtetërore – Avokatura Shtetërore e Kosovës më 2 gusht ushtroi padi ndaj një kompanie turke dhe një polake

KosovaNewss
KosovaNewss 14:52 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatura Shtetërore e Kosovës ka konfirmuar se ka ushtruar padi, më 2 gusht të këtij viti pranë Gjykatës Komerciale në Prishtinë, ndaj dy operatorëve ekonomikë, kompanisë së grurit nga Turqia “Yafe Turizm Insaat” dhe kompanisë së vajit nga Polonia “Xanto SP.Z.O.O”.

Padia ndaj dy kompanive është ushtruar pasi një pjesë e grurit, vajit dhe sheqerit që ishin blerë për rezerva shtetërore  gjatë  vitit 2022 ende nuk kanë ardhur  në Kosovë. Dëmi ndaj buxhetit të shtetit, sipas Prokurorisë Speciale, është mbi 600 mijë euro.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Avokatura Shtetërore ka iniciuar konteste gjyqësore – padinë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë ndaj dy operatorëve ekonomikë, Yafe Turizm Insaat dhe Xanto SP.Z.O.O”, thuhet në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore për Betimi për Drejtësi.

“Paditë janë dorëzuar më datë 02.08.2023”, thuhet më tej në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore.

Deri tash janë tre të arrestuar për aferën e rezervave shtetërore, dy prej tyre zyrtarë të shtetit –  Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Prokuroria Speciale nisi më 18 gusht 2023, në orën 6 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

KosovaNewss 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?