KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji për Tatimin në Pronë, ministri Murati: U takon komunave që ta miratojnë zbritjen prej 100 eurove për qytetarët
Ekonomi

Ligji për Tatimin në Pronë, ministri Murati: U takon komunave që ta miratojnë zbritjen prej 100 eurove për qytetarët

KosovaNewss
KosovaNewss 13:02 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Tatimin në Pronë, u takon kuvendeve komunave që të marrin vendim për zbritjen prej 100 eurove për qytetarët.

Murati në një konferencë për medie është shprehur se tashmë komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime.

“Për sa i përket Ligjit për Tatimit në Pronë, pra ndryshimi që është miratuar, parasheh zbritjen e 100 eurove ose deri në lartësinë e faturës për secilin tatimpagues”, tha Murati.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, komunat e kanë të domosdoshme që të marrin vendime. Tash iu takon kuvendeve komunale që deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen për qytetarët në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë”, shtoi ai.

Lidhur me faljen e 100 eurove të Tatimit në Pronë, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka paralajmëruar se ky ligj të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Sipas AKK-së, komunat me miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i tij pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

“Duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marrë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij kushtetues”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë MF-ja në fund të vitit të kaluar.

Pas këtij vlerësimi, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar. Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë.

Nga tatimi në pronë, buxheti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

Kurti vlerëson kontributin e Adem Shehit në luftën e UÇK-së

Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

KosovaNewss 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?