Ka vdekur një person, si pasojë e një aksident trafiku mes tri veturave në Mitrovicën e Jugut.
Sipas, policisë viktima ka pësuar lëndime trupore ku është dërguar më pas në Spitalin e Mitrovicës dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë Jugu 22.08.2023-08:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


