Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës në një kafene në Vitomericë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar, se në këtë përleshje janë përfshirë shtatë persona.
Gashi ka thënë se i lënduari është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal të Pejës.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafene ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se personat e dyshuar, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


