KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sami Lushtaku e bleu tokën e shtetit 50 euro dhe e shiti për 7 mijë euro arin, Zogiani: Për këtë nuk ka filluar hetimet Prokuroria
Politikë

Sami Lushtaku e bleu tokën e shtetit 50 euro dhe e shiti për 7 mijë euro arin, Zogiani: Për këtë nuk ka filluar hetimet Prokuroria

KosovaNewss
KosovaNewss 10:49 -20/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Buja e madhe që krijuan disa portale dhe mandej bastisjet në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe arrestimet e tre personave me urdhër të Prokurorisë, kanë nxitur reagime të shumta.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Por, ndaj këtyre veprimeve ka reaguar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, i cili ka ngritur çështjen e blerjes me çmim të ulët të tokës së shtetit dhe mandej shitjen me çmim shumë të lartë, po shtetit, raporton KosovaNews

Ai në këtë rast ka përmendur një rast, duke aluduar në zyrtarin e lartë të PDK-së, Sami Lushtakun, i cili tokën e kishte blerë me 50 euro dhe mandej ia kishte shitur shtetit me 7 mijë euro.

“E ke blerë (token publike) 50 euro, e ia ke shitë shtetit 7 mijë euro! “Ani çka…?” Inagjinojeni, për këtë nuk ka filluar hetimet prokuroria!!!! Kur dihet se fjala është për dikë që ka përdorur pushtetin për ta dëmtuar shtetin për interesa të veta!”, ka shkruar në reagimin e tij zëvendësministri Zogiani.

Ish-kryetari i Skenderajt dhe tani nënkryetar në këtë komunë e zyrtarë i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, kohë më parë, më 2021 kishte rrëfyer pasurinë e tij në emisionin “Kallxo Pernime”.

Lushtaku atë kohë ka treguar për pasurinë që e kanë pasur para luftës dhe pasurinë që e kanë krijuar pas luftës.

“Unë para luftës i kam pasë 3 shpia. I kemi pasë dy lokale tona. Një lokal në Skenderaj dhe një market në fshat. I kena pasë edhe dy kerre”, tha Lushtaku.

 “Mas luftës, unë kam një shtëpi në Skenderaj. E kemi privatizu me një shok temin një lokal në Skenderaj që ka kushtu diku 65 mijë euro. E kam privatizu shumë herët. Nuk e di sa metra lokali ka qenë. Unë kam hy në kredi me marrë. Kur jam kanë unë në burg, jemi detyruar me shit lokalin. Nuk e di sa e kemi shitë”, tha Lushtaku.

Ai ka treguar edhe për privatizimin e 50 hektarëve tokë në fshatin Komoran të Drenasit.

“E kam një tokë 50 hektar që e kam përgjysmë me një mik, në Komoran. Tani e kam shit shtëpinë në Skenderaj. Vitin kur e kam ble tokën nuk e di. E kam ble me privatizim. E kemi privatizu diku 200 e diçka mijë euro, sa ka kushtu ari nuk e di. Jemi hy në kredi për me ble. Ma kanë dhanë kredinë 200 mijë euro”, rrëfen Lushtaku për pasurinë e tij.

Ajo tokë që Lushtaku e kishte privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte shpronësuar disa vite më vonë për ndërtimin e autostradës. Madje me çmim shumë herë më të shtrenjtë.

“Toka është afër autostradës. Një pjese e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi”, tha Lushtaku.

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

KosovaNewss 20/08/2023 20/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?