Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur dyshohen se ia kanë vënë zjarrin një are në Hade të Obiliqit, duke dëmtuar kështu 1 mijë e 200 trupa të arrave.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa ka ndodhur të shtunën.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin arës se tij të mbjelle me arra me ç’rast i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave. Zjarri është lokalizuar nga vet ankuesi. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.



