KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësministrja Liza Gashi gjobitet me 500 euro për deklarim të pasurisë me vonesë
Siguri

Zëvendësministrja Liza Gashi gjobitet me 500 euro për deklarim të pasurisë me vonesë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:33 -17/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi është dënuar me 500 euro gjobë pasi është shpallur përgjegjëse se ka deklaruar me vonesë pasurinë.

Gjykata Themelore me rastin e dënimit me gjobë ndaj zëvendësministres Gashi ka shqiptuar urdhër ndëshkimor gjithnjë sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Fillimisht, gjykata më 15 qershor të 2022 ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Gashit për veprën penale “Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

E akuzuara Gashi në cilësinë e zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë edhe pse ka qenë e njoftuar përmes vendimit për emërim nga Kryeministri Kurti si dhe nga zyrtarja kontraktuese brenda ministrisë, e njëjta deklarimin e pasurisë e ka bërë me vonesë.

Gjykatësi Eroll Gashi pasi që ka shqyrtuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor.

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë ka marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë penale, intensitetin e rrezikimit apo dëmtimit të vlerës së mbrojtur.

Gjykata po ashtu ka sqaruar në vendimin e saj se dënimi i shqiptuar me gjobë prej 500 euro ndaj Gashit, është vendim meritor dhe vendim përmes të cilit do të parandalojë të akuzuarën Gashi që të kryejë vepra tjera penale në të ardhmen, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndaj këtij urdhri ndëshkimor sipas vendimit, të akuzuarës Gashit i lejohet e drejta që të paraqesë kundërshtim me shkrim ose me gojë në afat prej 8 ditësh.

Ndryshe “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se me 15 qershor të 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres Gashi për veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së”.

Për mosdeklarim të pasurisë ishte dënuar edhe ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Rozeta Hajdari me 700 euro gjobë me 29 dhjetor 2022.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

KosovaNewss 17/08/2023 17/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?