Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pas rastit të ndodhur mbrëmë në një përleshje më armë zjarri në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 39-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga ky rast.
Bajqinovci, tutje ka shtuar pyetje duke thënë se pse çdoherë në lokalin e njejtë ndodhin rastet e tilla, siç ishte përleshja e djeshme mes disa personave në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.
Deputeti Bajqinovci, po ashtu tha se po i bën përshtypje se si po raportohet ky rast, meqë siç shprehet ai kjo është hera e dytë që ndodhin vrasje në lokalin e nënkryetarit të PDK-së Uran Ismaili.
Bajqinovci në fund ka ururar që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë.
“Lajm shumë i rënd humbja e një jete dhe plagosjet e mbrëmshme në Prishtinë. Ngushëllime familjes ndërsa të lënduarve e të plagosurve, shërim të shpejt.
Çfarë po ndodh me këtë lokal ku shumë shpesh ndodhin raste të tilla?! Ajo që më bën po ashtu përshtypje mënyra se si po raportohet kjo ngjarje e dhimbshme në një lokal që është hera e dytë që ndodhin vrasje, duke heshtur faktin se ai është i Nenkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili. Po të ishte i ndonjë anëtari të VV-së, do të kishim një tjetër frymë raportimi.
Edhe njëherë shpreh keqardhje për çfarë ka ndodhur mbrëmë dhe lutem që mos të na ndodhi asnjëherë më.”, ka shkruar Bajqinovci në facebook.


