Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale katër gëzhoja si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha.
I/të dyshuar gjenden në arrati ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 1 gushti, në orët e para të mëngjesit në Podujevë.


