Policia në Mitrovicën e Jugut, njofton se gjatë natës ka arrestuar një person të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë , dy kapela te zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


