KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale
Siguri

Ministrja Haxhiu: Me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale

KosovaNewss
KosovaNewss 16:42 -31/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, i ka dërguar njoftim u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, për të kërkuar hetim për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, pasi sipas ministres, menaxherja e Qendrës për Punë Sociale (QPS) që u mor me viktimën nuk kishte licencë profesionale.

Sipas njoftimit të MD-së dërguar Prokurorisë, pretendohet se që nga fillimi i trajtimit të rastit të 11-vjeçares, si menaxhere e rastit çdo herë është paraqitur Arbenë Bajrami. Megjithatë, në vizitën që e pati ministrja Haxhiu edhe në cilësinë e koordinatores nacionale kundër dhunës në familje më 24 korrik në strehimoren ku mbahet 11-vjeçarja, ftesa për takim si menaxhere e rastit i ka shkuar Valbona Makiqit. Sipas MD-së, për këtë u njoftuan nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku.

“Gjatë takimit e kam adresuar shqetësimin tim për këtë situatë të krijuar, si dhe kam njoftuar grupin se në bazë të informacioneve, Arbenë Bajrami, nuk ka licencë profesionale”, thuhet ndër të tjera në letrën e Haxhiut dërguar Prokurorisë.

Sipas letrës, Departamenti i Shërbimeve Sociale dhe Familjare në kuadër të MD-së, ka verifikuar se Bajrami nuk ka licencë profesionale për shërbime sociale dhe familjare dhe, rrjedhimisht, siç shkruan në letrën e Haxhiut, nuk do duhej t’i jepej përgjegjësia e menaxheres së rastit nga ana e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe udhëheqëses së Njësisë së Shërbimeve Sociale në QPS.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria që rasti të hetohet, pasi “veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin nuk janë të pranueshme”.

Për ndihmë në hetim, Prokurorisë nga institucionet u janë dërguar raportet që janë pranuar me nënshkrimin e Arbenë Bajramit, si menaxhere e rastit, emailin e drejtorit ku njofton se menaxhere është Valbona Makiqi dhe emailin e konfirmit se Arbenë Bajrami nuk ka licencë profesionale, shkruan KOHA.

Në gusht të vitit të kaluar është raportuar që 11-vjeçarja është dhunuar në dy raste të ndryshme. Ajo ka qenë viktimë e dhunimit nga pesë persona në muajin gusht, e më pas është bërë e ditur që viktima është dhunuar dhe trafikuar edhe gjatë muajit qershor, për çka janë arrestuar gjashtë persona të tjerë.

Muajin e kaluar Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se viktima është dhunuar përsëri në strehimoren e sigurisë së lartë nga një vajzë e mitur.

Ky rrjet e ka akuzuar institucionin për dështim dhe neglizhencë, për çka nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar shkarkim të stafit.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

KosovaNewss 31/07/2023 31/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?