Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një vetaksidenti në Gjakovë, janë lënduar tre persona.
Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur kur një person e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident duke humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.
Me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 24.07.2023 – 12:00. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident duke humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal. Si pasojë, lëndime kanë pësuar tre pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.