Francezi i Barcelonës, Ousmane Dembele raportohet se i ka thënë “JO” megaofertës arabe.
Sipas mediave të huaja, reprezentuesi i Francës, ka refuzuar ofertën në vlerë prej 200 milionë eurosh nga klubi Al-Nassr i Arabisë Saudite.
Anësori francez preferon qëndrimin tek Barcelona duke i thënë “JO” ofertës joshës të Al-Nassr skuadër në të cilën luajnë Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.
Klubi arab thuhet se kishte bërë gati ofertën 40 milionë euro në vit për francezin më një kontratë pesëvjeçare.
Dembele i është bashkuar Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, duke zhvilluar 185 ndeshjes dhe 40 gola të shënuara.