Në Mitrovicë janë djegur dy kamionë dhe një furgon (kombi).
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi)”, njofton Policia.
Policia njofton se zjarrëfikësit kanë shuar zjarrin derisa vlera e dëmit është rreth 15 mijë euro.
Rasti është duke u hetuar, njofton tutje Policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. 300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 22.07.2023 – 17:52. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro. Rasti është duke u hetuar.
