Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i një personi është gjetur në Drinin e Bardhë.
Në njoftim thuhet se kanë qenë dy persona të cilët teksa kanë peshkuar edhe kanë hasur në një trup të pajetë në Drinin e Bardhë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË/Lumi Drini i Bardhë, Prizren 22.07.2023 – 15:38. Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë kanë informuar se për deri sa ishin duke peshkuar kishin hasur në një trup të njeriut të vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.