KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti “Subvencionet 3”, dështon të nisë gjykimi pasi munguan njëri i akuzuar dhe avokati i tij
Siguri

Rasti “Subvencionet 3”, dështon të nisë gjykimi pasi munguan njëri i akuzuar dhe avokati i tij

KosovaNewss
KosovaNewss 12:54 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mungesë së të akuzuarit Salih Statovci dhe mbrojtësit të tij avokatit Halit Shaljani, të premten ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin “Subvencionet 3”.

Në këtë rast të akuzuar janë Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Statovci dhe avokatit të tij Shaljani, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj tha se ky i fundit ishte njoftuar për seancën e sotme, por i njëjti mungesën nuk e ka arsyetuar.

“Nuk është prezent  i akuzuari Salih Statovci e as mbrojtësi i tij avokati i tij Halit Shaljani i cili është njoftuar për seancën e sotme, i njëjti e ka konfirmuar se për seancën që do të mbahet, por mungesën nuk e ka arsyetuar”, tha gjykatësja Musliu-Selimaj.

Ajo tha se të njëjtit për seancën e radhës do të ftohen me ftesa të rregullta.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore seanca e sotme është shtyrë, kurse ajo e radhës u caktua më 6 shtator 2023.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Hasan Maxharraj, Luan Statovci dhe Veton Prekazi akuzohen për marrje ryshfeti ndërsa të pandehurit Sadush Kabashi dhe Halit Avdijaj po akuzohen për dhënie ryshfeti.

I pandehuri Arbër Avdijaj akuzohet për dhënie ryshfeti dhe mashtrim me subvencione, ndërsa të pandehurit Salih Statovci, Afrim Abazaj dhe Bejtush Gashi akuzohen për ndihmë në marrje ryshfeti, si dhe e pandehura Kumrije Maxharraj po akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale mashtrim me subvencione.

Ky artikull do të plotësohet me dosjen e plotë të prokurorisë lidhur me këtë rast. 

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

KosovaNewss 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?