KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjet që i kundërshtonte opozita
Rajon

Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjet që i kundërshtonte opozita

KosovaNewss
KosovaNewss 10:48 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas rreth 17 orë debate dhe tensione, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për “kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Seanca maratonë i nisi punimet paraditen e së enjtes dhe i mbylli në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sesioni parlamentar u mbyll duke miratuar edhe disa nisma tjera që janë kundërshtuar nga opozita dhe grupet e interesit.

Kuvendi miratoi edhe ligjin për “trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ligji i vë studentët para zgjedhjes që të bëjnë 5 vjet punë të detyrueshme në Shqipëri pas studimeve, ose të paguajnë tarifa shumë të larta studimi, nëse nuk e pranojnë këtë kusht.

Miratohet “kanabisi”, tre deputetë të pushtetit abstenojnë

Ligji që lejon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial mori 69 vota pro, 23 kundër, dhe 3 abstenime. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet, Fatmir Xhafa, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe abstenuan.

Në fjalimin që mbajti në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafa tha se shoqëria shqiptare nuk është gati për një nismë të tillë.

“A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Unë mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, tha Xhafa, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm.

Ligji u mbrojt nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se do të ngrihet një agjenci për kontrollin e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, si dhe për dhënien e licensave për eksport.

Sipas qeverisë shqiptare me këtë projektligj synohet rregullimi dhe mbikëqyrja e kultivimit, përpunimit, dhe eksportimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Qeveria thotë se kjo nismë do të rrisë ekonominë e vendit.

Deputetët e opozitës në Kuvend shprehën dyshime pse projektligji u miratua me shpejtësi në komisionet parlamentare nga socialistët, ndërsa nuk ka një studim mbi përfitimet ekonomike.

Miratohet ligji që synon të frenojë ikjen e mjekëve, studentët protestuan

Me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi votoi projektligjin që synon të ndalojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria.

Ligjin“për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë” sipas qeverisë është masa e duhur për të siguruar shërbimin shëndetësor për qytetarët.

Opozita e kundërshtoi dhe kërkoi që studentët të dëgjoheshin në Parlament si palë e interesuar, por kërkesa u hodh poshtë nga partia në pushtet.

Ndërsa zhvillohej seanca, para ndërtesës së Kuvendit studentët e mjekësisë protestuan për disa orë.

Ata kanë paralajmëruar se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin që i detyron të punojnë në Shqipëri për një periudhë deri në 5 vjeçare pas diplomimit.

Miratohen ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave

Një tjetër nismë e kundërshtuar nga opozita mori votat e socialistëve.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Sipas kësaj nisme, kryetarit i lejohet një mandat i dytë si dhe hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç.

Deputetët demokratë e kanë konsideruar projektligjin si një tentativë për të mbajtur akademikun Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave “përgjithmonë”.

Debate dhe tensione edhe për ish-ministrin Ahmetaj

Seanca e fundit parlamentare u karakterizua nga debate dhe tensione edhe për shkak se deputetët e opozitës kërkuan të merrej parasysh kërkesa e saj për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Ahmetaj”, shkruan REL.

Kjo kërkesë shkaktoi 3 orë debate.

Deputetë të opozitës vendosën në foltoren e Kuvendit dy pankarta, në njërën prej tyre shkruhej “Mafia e Plehrave”, referuar hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaccme (SPAK) për djegësit masivë të mbeturinave, që në Shqipëri njihen si inceneratorë.

Ndërsa një tjetër pankartë ironizonte nismën e qeverisë për legalizimin e kanabist mjekësor.

Opozita pretendon se të përfshirë në çështjen e inceneratorëve janë disa zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe të pushtetit vendor.

Pas më shumë se 3 orësh debat dhe ndërprerjes për disa minuta të seancës, Kuvendi rrëzoi kërkesat e opozitës për të futur në rendin e ditës mocionin me debat dhe interepelancën me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Arben Ahmetajt.

Në Konferencën e Kryetarëve, partia e pushtetit argumentoi se kërkesa e opozitës nuk është urgjente. Vetë kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në seancë.

Disa herë ka ndërhyrë garda duke hyrë brenda në seancë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast përshkallëzimi të situatës.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

KosovaNewss 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?