KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane
Siguri

Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

KosovaNewss
KosovaNewss 12:31 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari është takuar me shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Mark A. Milley në Uashington.

Me ftesë të tij, Jashari ka marr pjesë në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardave Kombëtare.

” Gjeneral Jashari, konfirmoi gatishmërinë e FSK-se, për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë Amerikane dhe ne aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive te ndërveprimit me forcat partnere. Gjeneral Basham dhe Ambasadorja Byrnes, falënderuan Gjeneral Jasharin dhe Gjeneral Osborn, dhe konfirmuan vullnetin e EUCOM për mbështetje dhe përkrahje për Forcën e Sigurisë se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë;

KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për të marrë pjesë në konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare.

Ne suaza te konferencës mbi 800 të pranishmëve ju adresua Gjeneral Mark A. Milley, Shef i Shtabit të Përbashkët (Chairman of the Joint Chiefs of Staff), ku, KOMFSK gjatë konferencës pati mundësinë edhe te takohej me të. Ne kuadër te konferencës KOMFSK, së bashku me homologun nga GK e Iowas Gjeneral Osborn, patën rastin që te mbajnë një varg takimesh të rëndësishme ne funksion te bashkëpunimit dhe aktiviteteve në kuadër te SPP.

Gjeneral Jashari dhe homologu i tij nga Iowa, patën takim me Gjenerallejtënant Steven Basham, Zëvendës Komandant i EUCOM dhe Ambasadoren Kate Byrnes, Këshilltare për Politika te Jashtme ne EUCOM. Gjeneral Jashari, shfrytëzoi rastin për te falënderuar SHBA dhe EUCOM, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK, dhe i njoftoi për se afërmi për sukseset dhe arritjet e përbashkëta me partnerin tonë, Iowan. Gjeneral Jashari, konfirmoi gatishmërinë e FSK-se, për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë Amerikane dhe ne aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive te ndërveprimit me forcat partnere. Gjeneral Basham dhe Ambasadorja Byrnes, falënderuan Gjeneral Jasharin dhe Gjeneral Osborn, dhe konfirmuan vullnetin e EUCOM për mbështetje dhe përkrahje për Forcën e Sigurisë se Kosovës.

Gjithashtu, KOMFSK, takoi edhe Gjeneral Brigade Andrew Camacho, Zëvendës Komandant i Gardës Kombëtare te Teksasit dhe delegacionin e tij. Takimi u shfrytëzua për te ju uruar mirëseardhje ne Kosovë trupave nga Teksasi, dhe për te konfirmuar gatishmërinë e FSK, për vazhdim te bashkëpunimit. Vlen të theksohet se trupat nga Teksas para pak ditësh morën rotacionin e trupave amerikane në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel me mision në kuadër të misionit të KFOR-it. Gjeneral Camacho falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdim dhe fuqizim te bashkëpunimit te ndërsjellë.

Konferenca, shënoi një përmbledhje te suksesshme te programit te SPP mbi arritjet gjate 30 viteve, dhe u shpalos vizioni për te ardhmen. Kosova dhe FSK do te qëndrojnë të palëkundur ne partneritetin me SHBA.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

KosovaNewss 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?