KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjiganti gjerman interesohet për Thomas Strakoshën
Sport

Gjiganti gjerman interesohet për Thomas Strakoshën

KosovaNewss
KosovaNewss 23:33 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Thomas Strakosha është shënjestruar nga Bayern Munichi.

Gjiganti gjerman po kërkon një portier rezervë të Manuel Neuerit dhe i fundit që ka përfunduar në listë është portieri shqiptar, ka raportuar “Sky Sport” nga Gjermania.

Neuer po rikthehet nga lëndimi dhe ai do të vazhdojë si portieri i parë i Bayernit. Yann Sommer do të largohet nga “Allianz Arena”, me Interin që është favorit për të nënshkruar me të.

Kësisoj, “Bavarezët” po kërkojnë zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Giorgi Mamardashvili është emri më i përmendur.

Megjithatë, kampionët gjermanë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për një portier të dytë dhe tani po shqyrtojnë dy opsione tjera; Strakoshën dhe Dominik Kotarski i PAOK Salonika. Për të dy thuhet se është diskutuar tashmë brenda klubit.

Si portieri shqiptar, ashtu edhe ai kroat, do t’i kushtonin më lirë Bayernit, krahasuar me Mamardashvilin e Valencias.

Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë.

28-vjeçari kishte bërë emër te Lazio para se të transferohej në klubin anglez. Ai regjistroi 208 paraqitje për Biancocelesti, ndërsa kishte mbajtur 62 portën e paprekur.

Strakosha numëron edhe 22 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sa i përket Kotarskit, ai bëri 41 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

23-vjeçari vlerësohet për lojën me top dhe një kalim te Bayerni do t’ia mundësonte atij të zhvillohej.

Bazuar në “Transfermarkt”, Strakosha në treg vlerësohet me 3.50 milionë euro, kurse Kotarski me një milion më pak.

Të dy kanë kontrata me klubet e tyre respektive deri në verën e vitit 2026.

Gjithashtu lexoni:

Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme

Wirtz në bisedime me Cityn

FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro

KosovaNewss 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14:46 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?