KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon Policia, dikush po shpërndan e-maile me dokumente false në emër të policisë
Siguri

Reagon Policia, dikush po shpërndan e-maile me dokumente false në emër të policisë

KosovaNewss
KosovaNewss 14:28 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar reagon ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes nëpër e-maila të ndryshëm të disa informacioneve dhe dokumenteve false, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës, dhe njëherit sqaron se;

Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, kanë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe llogot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mailave/dokumenteve të tilla, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së  [email protected]  për trajtim dhe kompetencë të mëtejme

Gjithashtu lexoni:

Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë

Gjykata Speciale: Konferenca për shtyp e Trendafilovës u anulua në interes të sigurisë publike

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

KosovaNewss 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?