Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura dhe se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia dhe zjarrfikësit.
Lidhur me rastin, Kosovanews ka kontaktuar me Policinë, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.