Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po i mbështet veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë “që t’i kthehet popullit”.
“UÇK, Liri, ju jeni liria e Kosovës. Flisni fort e flisni çlirë. Unë shoqatën e dëshmorëve, veteranëve e luftës janë edhe dëshmorë edhe më të mëdhenj…. Krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more? Ku jeni more për këtë popull? Ruani se ju nuk dini se çka është liria. Tmerr po jetojmë. E kemi gëzuar një liri e ne po e dëmtojmë atë. Kush janë ata? Këta që po thonë se veteranët s’kanë të drejt të marrin pagë normale, s’kanë të drejt të marrin frymë, s’kanë të drejtë fëmijët t’i shkollojnë. Kush po na pengon?” ka thënë ai në fjalimin para protestuesve.