Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin me inicialet I.K. (46-vjeç) për një rast kanosjeje në Prishtinë. I arrestuari dyshohet për rast të kanosjes së personit zyrtar.
“Ndaj të dyshuarit I. K, mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’’- thuhet në njoftim.Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


