KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë SHBA-së prova për rastin e Vulinit
Politikë

Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë SHBA-së prova për rastin e Vulinit

KosovaNewss
KosovaNewss 16:25 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar në Beograd ka njoftuar se do të kërkojë informacione shtesë lidhur me rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik, nën dyshimet për korrupsion, trafikim droge dhe lidhje me Rusinë.

Prokuroria serbe përmes një deklarate tha më 14 korrik se do të kërkojë informacione shtesë nga institucionet vendore dhe gjyqësore të SHBA-së si dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtar. Ky institucion tha se do të kërkojë prova konkrete.

Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar tha po ashtu se për sanksionet e SHBA-së ndaj Vulinit kanë mësuar përmes raportimeve të mediave.

Ky institucion tha se në kohën kur Vulin ishte ministër i Brendshëm dhe tani drejtor i BIA-s, institucionet ligjzbatuese kanë bashkëpuar dhe me sukses kanë zbuluar disa raste të krimit të organizuar, krimit të organizuar transnacional, dhe sipas prokurorisë zbulimi i këtyre rasteve u bë në bashkëpunim ndërkombëtar.

“Gjatë punës në këto raste, si dhe në raste të tjera të kësaj prokurorie, asnjë institucion ndërkombëtar policor apo gjyqësor, si dhe asnjë institucion vendor, nuk ka konstatuar se Vulin është përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal”, tha prokuroria serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Vulin është sanksionuar “sepse unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”, shkruan REL.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se sanksionet ndaj Vulinit nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë.

Pse është sanksionuar Vulini?

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas SHBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

KosovaNewss 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
20:04 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?