KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pranohet si provë materiale intervista e Remit për BBC
Siguri

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pranohet si provë materiale intervista e Remit për BBC

KosovaNewss
KosovaNewss 14:53 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në seancën e së premtes, është pranuar si provë materiale video dhe transkripta e intervistës së Rrustem Mustafës- Remit,  për BBC për kohën e Rambujesë.

Fillimisht, mbrojtja e Thaçit, konkretisht avokati  Luka Mishetiq ka kërkuar të lëshohet një intervistë që dëshmitari Mustafa e kishte dhënë për BBC pas luftës, në lidhje me kohën e Rambujesë.

Në videon e lëshuar, dëshmitari Mustafa dëgjohej të thoshte se ky kishte qenë për shkuarjen në Rambuje, por jo për të nënshkruar.

“Kam qenë për shkuarjen në Rambuje, jo për nënshkrim po, veç me shku edhe me i thanë kërkesat tona”, dëgjohej të thoshte Mustafa.

Tutje, dëshmitari Mustafa dëgjohej të thoshte se shumica e komandantëve nuk kishin mundur të shkonin për shkak se ka qenë luftë.

“Po kena folë përmes telefonit, por ju kemi thanë se normalisht duhet me shku në Rambuje, me uniformë, me i prezantu qëllimet tona por kurrqysh nuk duhet me u mashtru, nuk bën me u tradhtu edhe duhet me fitu atje”, dëgjohej ai.

Gjithashtu, Mustafa dëgjohej të thoshte se i kanë thirrë në telefon të gjithë anëtarët e grupit dhe se i kanë kërcënuar se nuk guxojnë të nënshkruajnë dhe se nëse e bëjnë, nuk guxojnë të kthehen në Kosovë.

“E kom marrë telefonin, e kemi telefonu edhe kom ba kërcnim, nuk guxoni me nënshkru. Mu kujtohet si sot, i kemi thanë ju e dini se kemi raketa kundër ajrit për raketa edhe do t’i ruajmë ato raketa, s’do t’i përdorim me serbë, po aeroplanin e juaj po zbritët në Sllatinë, do ta rrëzojmë”, thoshte Mustafa në atë intervistë.

Ndërkaq, tha se ata kanë vepruar ashtu duke u kthyer në Kosovë, ashtu që të konsultoheshin.

Pas dëgjimit të kësaj videoje, avokati Misheqit, e ka pyetur dëshmitarin Mustafa në lidhje me atë që Thaçi iu kishte dhënë garanci komandantëve të zonave, shkruan Betimi për Drejtësi.

Në lidhje me këtë, dëshmitari Mustafa tha se Thaçi ishte shef i delegacionit të Rambujesë dhe se ka bërë gjithçka për t’i bindur.

Sipas tij, Thaçi i kishte bindur një nga një dhe se i ka siguruar se ai po kontakton me njerëzit më të fuqishëm.

“Kam qenë skeptik derisa ka fillu bombardimi i NATO-së”, shtoi tutje Mustafa.

Po ashtu, avokati Mishetiq e ka pyetur edhe në lidhje me atë se nëse komandantët e zonave do e hiqnin pëlqimin që i kanë dhënë Thaçit.

Dëshmitari Mustafa tha se pa ata, marrëveshja nuk do kishte kuptim.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

KosovaNewss 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?