Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën, pas disa orësh tensionesh me pushtetin. Pas largimit të opozitës, janë larguar edhe pankartat dhe Kuvendi po i vazhdon punimet sipas rendit të ditës.
Opozita e ka lëshuar sallën sapo ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme dhe ka nisur koha e pyetjeve parlamentare.