Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka paralajmëruar deputetët që nuk po e lëshojnë foltoren e Kuvendit me largim nga senca plenare. Ndërkohë po vazhdon votimi i amandamenteve, përkundër tentimit për t’i penguar nga deputetët e opozitës.
“Ia jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca plenare”, tha ai.
“Kjo ndodh kur kryetari i Kuvendit kërkon dicka, tjerët e respektuan, ju nuk po doni me respektu, në rregull, unë vetëm ju paralajmërova”, ka thënë Konjufca.